Media ndërkombëtare shkruan për artisten Donna Dafin: “Goddess” rikthen fuqinë e gruas

Magazina

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, platforma ndërkombëtare e muzikës dhe kulturës Bong Mines Entertainment i ka kushtuar një shkrim të gjerë këngës dhe videoklipit të saj më të ri, “GODDESS”. Në artikullin me titull “Donna Dafi Reclaims Her Power With ‘GODDESS’”, media e përshkruan projektin […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, platforma ndërkombëtare e muzikës dhe kulturës Bong Mines Entertainment i ka kushtuar një shkrim të gjerë këngës dhe videoklipit të saj më të ri, “GODDESS”.

Në artikullin me titull “Donna Dafi Reclaims Her Power With ‘GODDESS’”, media e përshkruan projektin si një ndërthurje të pop-it bashkëkohor dhe R&B-së, që përmes vokalit intim dhe produksionit elegant trajton vetëvlerësimin, zhvillimin personal dhe rikthimin e fuqisë së brendshme.

Vëmendje të veçantë media i kushton mesazhit të këngës, duke vlerësuar mënyrën se si Donna e paraqet vetëbesimin jo si diçka të përhershme, por si një forcë që ndonjëherë duhet ta rigjejmë brenda vetes.

“Donna Dafi e shndërron fuqizimin në diçka më njerëzore: jo në një shfaqje të përhershme vetëbesimi, por në aktin e vetëdijshëm të rikujtimit të vlerës sate sa herë që jeta të bën ta harrosh atë”, shkruan Bong Mines Entertainment.

Media ndërkombëtare ndalet edhe te ana vizuale e projektit. Donna shfaqet mes ujit, natyrës, shkëmbinjve dhe arkitekturës së vjetër, ndërsa eleganca e veshjes dhe peizazhi krijojnë një botë vizuale që lidhet me mesazhin e këngës për feminilitetin, ripërtëritjen dhe fuqinë personale.

Në shkrim vlerësohet gjithashtu mënyra se si Donna Dafi ndërthur muzikën, modën, arkitekturën dhe dizajnin, duke ndërtuar një identitet artistik që shkon përtej muzikës.

“GODDESS” është pjesë e kapitullit artistik që Donna e quan “Primadonna Era” dhe vjen pas projekteve “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”.

Vëmendja e kushtuar nga Bong Mines Entertainment shënon një tjetër paraqitje të Donna Dafit në mediat ndërkombëtare dhe një tjetër hap në prezantimin e artistes me rrënjë shqiptare në skenën globale të pop-it dhe R&B-së. /Telegrafi/