DJ Gimo, DJ i këngëtarit të njohur Gjesti, i është bashkuar së fundmi edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ai ka fituar menjëherë simpatinë e publikut, ndonëse vetëm pak kohë më parë u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Gjatë një bisede me Selinin, DJ Gimo ka përmendur mikun e tij të ngushtë, Gjestin, i cili ishte banor i edicionit të kaluar të BBVA-së dhe njëkohësisht edhe fitues i këtij sezoni.
Ai tregoi se e ka ndjekur me shumë përkushtim edicionin e kaluar, duke mos humbur asnjë moment nga qëndrimi i Gjestit në shtëpi.
Sipas tij, përkushtimi ka qenë aq i madh, sa shpesh qëndronte zgjuar deri në momentin kur Gjesti flinte, duke e ndjekur spektaklin pa ndërprerje. Në bisedën me Selinin, ai u shpreh:
“Sidomos edicioni i vitit të kaluar i di përmendësh, çdo episod. Unë isha do me thënë qaj njeri që sa u kanë Gjesti këtu, kom flejtë në studio as në banesë nuk jam shku, në studio kom flejt, d.m.th, isha ulur këtu, dhe këtu ishte televizori, këtu e kisha shtratin (derisa i vizualizonte studion asaj) unë kam nejtë 24 orë në shtrat para televizorit me digitron në dorë, d.m.th u shtrijsha e ai [Gjesti] sillej këndej… Unë rrijsha ‘qutë’ deri në momentin që ‘flejke’ ai. Si flejke ai flejsha edhe unë, a beson që bëja alarm për mëngjes me u qu, kur të qohet ai me pa çka o ‘ka ban’”.
Selini e dëgjoi me vëmendje rrëfimin e DJ Gimos, ndërsa deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe kuriozitet te publiku.
comment
DJ Gimbo flet për pjesëmarrjen e Gjestit në BBVA: Rrija zgjuar derisa flinte ai
<div><div><img width="640" height="291" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817774-dj-gimbo-flet-per-pjesemarrjen-e-gjestit-ne-bbva-rrija-zgjuar-derisa-flinte-ai.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="dj-gimbo-flet-per-pjesemarrjen-e-gjestit-ne-bbva:-rrija-zgjuar-derisa-flinte-ai" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="770" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817774-dj-gimbo-flet-per-pjesemarrjen-e-gjestit-ne-bbva-rrija-zgjuar-derisa-flinte-ai.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="dj-gimbo-flet-per-pjesemarrjen-e-gjestit-ne-bbva:-rrija-zgjuar-derisa-flinte-ai"></p>DJ Gimo, DJ i këngëtarit të njohur Gjesti, i është bashkuar së fundmi edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ai ka fituar menjëherë simpatinë e publikut, ndonëse vetëm pak kohë më parë u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend. Gjatë një bisede me Selinin, DJ Gimo ka përmendur mikun e</div>






