Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen me imazhet e reja nga prapaskenat e fushatës së fundit të markës së saj të të brendshmeve, SYRN.
Aktorja 28-vjeçare pozoi me një set blu prej dantelle, ndërsa në një tjetër fotografi u shfaq me një kombinim të ngjashëm në ngjyrë blu të çelët.

Sweeney ndau gjithashtu një video dhe disa fotografi në stilin polaroid nga realizimi i setit fotografik, shkruan DailyMail.
“Kostumet e ditëlindjes duken pak më ndryshe këtu”, shkroi ajo në një prej postimeve, duke zbuluar se koleksioni i ri do të quhet “Gjokset e Ditëlindjes” dhe do të jetë i disponueshëm nga 1 shtatori.
Fushata vjen pak para ditëlindjes së saj të 29-të, më 12 shtator. Sweeney ka vijuar të promovojë markën SYRN përmes materialeve të kuruara dhe me një stil të guximshëm, duke tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale. /Telegrafi/





