Këngëtarja, Anjeza Shahini, ka ndarë një kujtim të vjetër me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një video që i përket vitit 2012, ku shfaqet duke interpretuar këngën I Want to Know What Love Is.

Përbri këtij materiali, artistja ka bërë një autokritikë me humor për mënyrën se si përshtatte lëvizjen e buzëve me këngën.
“Ka kaluar ca kohë që kur kam ndarë një kujtim të vjetër… Kjo është nga viti 2012. Po ju tregoj njerëz se koha ecën shumë shpejt. Jam shumë e bekuar që kam bërë atë që kam dashur, atëherë kur kam dashur. Ps: Duhet ta pranoj që isha mjaft e keqe në lip syncing”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.
Me këtë postim, Anjeza ka treguar nostalgjinë për atë periudhë të karrierës së saj muzikore, duke u shprehur mirënjohëse për mundësitë që ka pasur në të kaluarën. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





