Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Kiara Tito, ka tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve me disa poza mjaft të nxehta të publikuara së fundmi në profilin e saj në Instagram.
Gjatë ditëve të saj të relaksit në pushimet verore, Kiara ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shfaqet në një formë të shkëlqyer fizike.
Në këto fotografi, moderatorja shihet e veshur me rroba banjo ngjyrë të zezë, që karakterizohen nga prerje unike cut-out në pjesën e belit dhe një detaj mjaft elegant: një trëndafil të madh me ngjyrë kremi në qendër të kraharorit.
Ky stil i sofistikuar dhe minimalist i nxjerr mjaft mirë në pah linjat e saj perfekte trupore, duke konfirmuar edhe një herë shijen e saj të hollë në modë.
Duke pozuar në ballkonin e një resorti luksoz, me një pamje mahnitëse nga deti dhe malet në sfond gjatë perëndimit të diellit, Kiara shfaqet plot vetëbesim, me flokët e lëshuar natyralë dhe një grim të lehtë që i përshtatet mrekullueshëm atmosferës bregdetare.
Këto imazhe kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat. /Telegrafi/






