Bebe Rexha flet për herë të parë mbi thashethemet që po qarkullojnë se është në lidhje me yllin e NBA-së, Jordan Clarkson

Magazina

Bebe Rexha ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se mund të jetë në një lidhje romantike me yllin e NBA-së, Jordan Clarkson. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është pyetur nga “TMZ Sports” gjatë qëndrimit të saj në New York, nëse mes saj dhe basketbollistit të New York Knicks kishte “shkëndija”, pasi dyshja kaluan […]

Madhësia e shkronjave

Bebe Rexha ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se mund të jetë në një lidhje romantike me yllin e NBA-së, Jordan Clarkson.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është pyetur nga “TMZ Sports” gjatë qëndrimit të saj në New York, nëse mes saj dhe basketbollistit të New York Knicks kishte “shkëndija”, pasi dyshja kaluan një ditë të tërë së bashku muajin e kaluar.

Rexha, e cila në atë moment po fotografonte me disa fansa, e mohoi menjëherë mundësinë e një lidhjeje romantike, duke tundur kokën në shenjë mohimi dhe duke thënë: “Miq”.

Thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre nisën gjatë kësaj vere, pasi Bebe dhe Clarkson, 34 vjeç, u panë së bashku në disa aktivitete në New York.

Dyshja e nisën ditën me një aktivitet artistik, ku morën pjesë së bashku me artistin Leopoldo Gout. Në fotografitë e publikuara nga ky moment, Clarkson shihej duke pozuar pranë Bebe Rexhës, me krahun rreth saj.

Më vonë gjatë mbrëmjes, dyshja morën pjesë edhe në një event të “Vogue” në Rockefeller Center, duke nxitur edhe më shumë aludimet se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë, Bebe Rexha ka vendosur t’u japë fund këtyre spekulimeve, duke sqaruar se ajo dhe basketbollisti nuk janë në një lidhje.

Këngëtarja, e cila këtë të premte festoi edhe ditëlindjen e saj, e bëri të qartë se marrëdhënia me Clarkson është thjesht miqësore.

Pra, për momentin, Jordan Clarkson mbetet në “zonën e miqësisë” së Bebe Rexhës. /Telegrafi/