Nga zero te një biznes që fuqizon dhjetëra gra – historia e “99 Lule” së shpejti në “Rrugëtimi”

Nacionale

Ajo thotë se biznesin e nisi me zero. Havushe Bunjaku, themeluese e “99 Lule”, rrëfen në episodin e shtatë të podcastit “Rrugëtimi” se si njohuritë për bimët mjekuese dhe aromatike i shndërroi në një biznes që sot bashkëpunon me mbi 75 gra me kontrata të rregullta. “Mu shpirti m’ka dal prej bujqësisë”, ishte përgjigjja që […]

Madhësia e shkronjave

Ajo thotë se biznesin e nisi me zero. Havushe Bunjaku, themeluese e “99 Lule”, rrëfen në episodin e shtatë të podcastit “Rrugëtimi” se si njohuritë për bimët mjekuese dhe aromatike i shndërroi në një biznes që sot bashkëpunon me mbi 75 gra me kontrata të rregullta.

“Mu shpirti m’ka dal prej bujqësisë”, ishte përgjigjja që mori nga një grua të cilës i propozoi bashkëpunim.

Havushe Bunjaku, themeluese e “99 Lule” në podcastin “Rrugëtimi”Foto: Ridvan Slivova

Në raste të tjera, gratë hezitonin edhe ta nënshkruanin vetë kontratën. “Aty ka nënshkru burri”, rrëfen Bunjaku.

“I kanë marrë me munin e vet, me duart e veta, me punë të ndershme dhe u fuqizu.”

Si u ndërtua 99 Lule? Si u bindën gratë të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi dhe çfarë ndryshoi kur filluan t’i fitojnë vetë paratë e tyre?

Episodi 7 i podcastit “Rrugëtimi”, së shpejti në Telegrafi. /Telegrafi/