Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë konfirmuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka realizuar ndryshimet statutore në përputhje të plotë me parimet dhe rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe me Ligjin për Sportin dhe kërkesat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dy institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se amendamentet statutore janë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe të koordinuar konsultimi ndërmjet FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe MKRS-së.
Në letër rikujtohet gjithashtu se përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë qenë të pranishëm në të gjitha kuvendet e FFK-së ku janë miratuar këto ndryshime, me qëllim garantimin e standardeve të qeverisjes. FIFA dhe UEFA theksojnë rëndësinë e respektimit të parimit të pavarësisë institucionale, duke nënvizuar se procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet pa asnjë ndërhyrje të padrejtë nga palë të treta.
Sipas tyre, çështjet që lidhen me qeverisjen dhe anëtarësinë e federatës janë kompetencë ekskluzive e organeve statutare të FFK-së. Po ashtu, FIFA dhe UEFA kanë konfirmuar se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, i cili është planifikuar të mbahet më 5 shkurt 2026, për të vëzhguar zhvillimin e procesit në përputhje me Statutin e FFK-së.
FFK publikon letrën e FIFA-s dhe UEFA-s: Konfirmojmë ndryshimet statutore dhe bëjmë thirrje për proces zgjedhor pa ndërhyrje
<div><div><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817603-ffk-publikon-letren-e-fifa-s-dhe-uefa-s-konfirmojme-ndryshimet-statutore-dhe-bejme-th697a70e312d61.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ffk-publikon-letren-e-fifa-s-dhe-uefa-s:-konfirmojme-ndryshimet-statutore-dhe-bejme-thirrje-per-proces-zgjedhor-pa-nderhyrje" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817603-ffk-publikon-letren-e-fifa-s-dhe-uefa-s-konfirmojme-ndryshimet-statutore-dhe-bejme-th697a70e312d61.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ffk-publikon-letren-e-fifa-s-dhe-uefa-s:-konfirmojme-ndryshimet-statutore-dhe-bejme-thirrje-per-proces-zgjedhor-pa-nderhyrje" loading="lazy"></p>Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë konfirmuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka realizuar ndryshimet statutore në përputhje të plotë me parimet dhe rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe me Ligjin për Sportin dhe kërkesat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).</div>






