Ndërron jetë në moshën 44 vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Nacionale

<div><div><img width="505" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817260-nderron-jete-ne-moshen-44-vjecare-zyrtari-i-kabinetit-te-alban-hysenit.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="nderron-jete-ne-moshen-44-vjecare-zyrtari-i-kabinetit-te-alban-hysenit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="505" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817260-nderron-jete-ne-moshen-44-vjecare-zyrtari-i-kabinetit-te-alban-hysenit.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="nderron-jete-ne-moshen-44-vjecare-zyrtari-i-kabinetit-te-alban-hysenit" loading="lazy"></p>Në moshën 44-vjeçare, ka vdekur Driton Aliu, zyrtar i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Lajmin e bëri të ditur vetë Hyseni, i cili tashmë të ndjerin e quajti mik të zemrës. “Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e</div>

Madhësia e shkronjave

Në moshën 44-vjeçare, ka vdekur Driton Aliu, zyrtar i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Lajmin e bëri të ditur vetë Hyseni, i cili tashmë të ndjerin e quajti mik të zemrës.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh. Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin”, tha Hyseni në postimin e tij në Facebook.
Ai shtoi se “ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm””, teksa u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të tij.
“Shpirti i tij u prehtë në paqe”, përfundoi Hyseni.
Familjarët e tij kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 28 janar, në varrezat e fshatit Pasjak, nga ora 14:30.