Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa të plagosur

Bota

Një person i armatosur me shpatë sulmoi një shkollë të mesme në qytetin Fagersta të Suedisë, duke plagosur disa persona, njoftuan autoritetet lokale. Sipas mediave suedeze, ai ishte i armatosur me një mjet prerës si shpatë e shkurtër dhe u qëllua në këmbë nga policia. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende numrin e të […]

Madhësia e shkronjave

Një person i armatosur me shpatë sulmoi një shkollë të mesme në qytetin Fagersta të Suedisë, duke plagosur disa persona, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas mediave suedeze, ai ishte i armatosur me një mjet prerës si shpatë e shkurtër dhe u qëllua në këmbë nga policia.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende numrin e të plagosurve.

Policia vijon kontrollet në shkollë, ndërsa disa institucione arsimore aty pranë u mbyllën përkohësisht si masë paraprake.

Në vendngjarje u mobilizuan ambulanca, automjete policie dhe një helikopter. Fagersta është një qytet me rreth 12 mijë banorë.

Suedia është përballur edhe më parë me sulme të rënda në institucione arsimore. Në shkurt 2025, një sulm me armë në një qendër arsimore në Örebro la të vrarë 10 persona, ndërsa në vitin 2015, një sulm me shpatë në një shkollë në Trollhättan shkaktoi tre viktima.