Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza ka shënuar triumfin e parë në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
“Dardanet” kanë mposhtur Algjerinë me rezultat të pastër 3-0, në ndeshjen e dytë të Grupit B.
Kosova e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyeshme, duke e fituar setin e parë me rezultat 25-19.Dominimi i vajzave kosovare vazhdoi edhe në setin e dytë, ku Kosova nuk i dha shumë hapësirë kundërshtares dhe triumfoi bindshëm 25-10.
Në setin e tretë, Kosova vazhdoi me paraqitje të sigurt dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 25-14, duke siguruar kështu triumfin e parë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Kjo ishte ndeshja e dytë për Kosovën në Grupin B, pasi në debutim ishte mposhtur nga Greqia me rezultat 0-3.
Në këtë grup, përveç Kosovës dhe Algjerisë, bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut.






