Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me katër ndeshje, ndërsa përballja mes derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër.
Java e dytë e sezonit të ri në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet më 21, 22 dhe 23 gusht.

Xhiroja nis të premten me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila zhvillohet nga ora 16:30 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të shtunën janë në program dy ndeshje. Dukagjini pret Feronikelin ‘74 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ndërsa Ballkani përballet me Vushtrrinë në stadiumin e qytetit në Suharekë. Të dyja ndeshjet nisin në ora 16:30.
Të dielën, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me takimin që nis gjithashtu në ora 16:30.
Ndërkohë, derbi i shumëpritur mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet në kuadër të javës së dytë.
Kjo përballje pritet të marrë vëmendje të madhe, ndërsa data e re e zhvillimit do të përcaktohet më vonë nga Federata e Futbollit e Kosovës. /Telegrafi/





