Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku kanë zhvilluar një “seancë” parlamentare në shenjë proteste dhe thirrjeje për konstituimin e plotë të Kuvendit.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të thërrasin seancën parlamentare, në mënyrë që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë në përputhje me Kushtetutën.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, deputetët e PDK-së kanë vendosur në ulëset e deputetëve të LVV-së fletushka me mbishkrimin: “Respektoni Kushtetutën, Konstituoni Kuvendin”. /Telegrafi/






