Raphinha mban fjalimin e parë si kapiten i Barcelonës

Sport

Raphinha ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kapiten i ri i Barcelonës, duke përfaqësuar lojtarët e skuadrës katalanase përpara finales së Trofeut Joan Gamper. Braziliani foli me autoritetin e një lideri të vërtetë dhe në përfundim u shpërblye me një ovacion të gjatë nga tifozët në stadium. Fjalimin e tij e ndoqën nga […]

Madhësia e shkronjave

Raphinha ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kapiten i ri i Barcelonës, duke përfaqësuar lojtarët e skuadrës katalanase përpara finales së Trofeut Joan Gamper.

Braziliani foli me autoritetin e një lideri të vërtetë dhe në përfundim u shpërblye me një ovacion të gjatë nga tifozët në stadium. Fjalimin e tij e ndoqën nga afër edhe Frenkie de Jong dhe pjesëtarë të tjerë të skuadrës.

“Fillimisht, dua t’i shpreh mbështetjen time Roony-t, i cili po kalon një periudhë të vështirë. Dua që ai ta dijë se do të jemi pranë tij për çdo gjë që mund të ketë nevojë. Ai është njëri prej nesh”, deklaroi Raphinha.

Më pas, kapiteni i Barcelonës iu drejtua lojtarëve që kanë shkruar historinë e klubit, duke i përgëzuar për arritjet e tyre.

“Dua të përgëzoj kampionët e Botërorit. Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kanë arritur një sukses që çdo futbollist në botë ëndërron ta përjetojë”, u shpreh ai.

“Dhe dua t’u them edhe shokëve të mi të skuadrës: duhet të ndiheni krenarë për këtë arritje dhe të kuptoni se emrat tuaj do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në historinë e futbollit”.

Raphinha pati edhe një mesazh për anëtarët e rinj të stafit teknik, duke theksuar peshën dhe privilegjin që sjell fanella e Barcelonës.

“Dua gjithashtu t’i uroj mirëseardhjen anëtarëve të rinj të stafit teknik. Dua t’u them se të veshësh këtë fanellë dhe të mbash stemën e Barcelonës është një përgjegjësi shumë e madhe, por njëkohësisht është gjëja më e bukur që kam përjetuar në jetën time. Jam i bindur se edhe ata do të ndihen njësoj”.

Kapiteni brazilian premtoi se lojtarët dhe stafi teknik do të japin maksimumin për t’u sjellë tifozëve trofe gjatë sezonit të ri.

“Ne, lojtarët dhe stafi i trajnerëve, do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju sjellë gëzim këtë sezon. Vetëm së bashku mund të luftojmë për çdo trofe”.

Raphinha e mbylli fjalimin me thirrjen tradicionale të klubit: “Visca el Barça dhe Visca Catalunya, gjithmonë”. /Telegrafi/