Bajrami: Arsyetimet banale po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime, edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet, vendi prapë shkon në zgjedhje

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar për ngërçin politik në vend dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke kritikuar mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike. Bajrami në një postim në Facebook ka ngritur pyetjen se pse vendi po shtyhet vazhdimisht drejt zgjedhjeve, në një kohë kur, sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit nuk […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar për ngërçin politik në vend dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke kritikuar mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike.

Bajrami në një postim në Facebook ka ngritur pyetjen se pse vendi po shtyhet vazhdimisht drejt zgjedhjeve, në një kohë kur, sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit nuk e shmang një skenar të tillë.

Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?

Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime.

E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme.

Tash thonë: ”nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje”.

Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.

Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?

Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë:

Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?

Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?

Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje.