“Revolucioni” i Enzo Marescas te Manchester City duket se do të vazhdojë, pasi është bërë e ditur se kanë nisur bisedimet për një tjetër largim.
Ka qenë një verë e ndryshimeve të mëdha te City, me Marescan që zëvendësoi trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit, Pep Guardiolan, pas përfundimit të aventurës së tij 10-vjeçare në “Etihad Stadium”.
City humbi gjithashtu dy legjenda të klubit, Bernardo Silvan dhe John Stones, të cilët iu bashkuan respektivisht Real Madridit dhe Interit pas përfundimit të kontratave të tyre.

Tijjani Reijnders po largohet drejt Al Qadsiah në Arabinë Saudite për rreth 60.8 milionë euro, vetëm pas një sezoni.
Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, maestro i mesfushës, Rodri, ka firmosur zyrtarisht me Barcelonën për rreth 76.4 milionë euro, në një goditje të madhe për shanset e Cityt për të fituar titullin e Ligës Premier.
Transferimi i vetëm i rëndësishëm i Cityt ka qenë Elliot Anderson, i cili u ble nga Nottingham Forest për një rekord të ri të klubit prej rreth 135.6 milionë eurosh. Përveç tij, klubi ka rikthyer edhe portierin rezervë Geronimo Rullin, duke i ofruar një kontratë dyvjeçare.
City duket paksa i varfër në mesfushë dhe, çuditërisht, David Ornstein i The Athletic raporton se edhe Nico Gonzalez mund të jetë në largim.
Sipas raportimit, Newcastle ka nisur bisedimet për transferimin e produktit të akademisë së Barcelonës.
“Laraskat” janë në kërkim të dëshpëruar për një mesfushor të ri, pasi shitën Sandro Tonalin dhe Bruno Guimaraes te Tottenham dhe Arsenal respektivisht, për një shumë totale prej rreth 216 milionë eurosh.
Raportohet se janë zhvilluar biseda eksploruese për Gonzalez, i cili iu bashkua Cityt nga Porto për rreth 60.8 milionë euro, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit 2025.
Gonzalez u transferua te City në një moment kur klubi po përballej me probleme të mëdha në mesfushë, pas dëmtimit të ligamentit ACL të Rodrit në fillim të sezonit 2024/25./Telegrafi/





