Në javët e fundit të afatit kalimtar veror, emri i Victor Osimhen po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes. Manchester United ka riaktivizuar interesimin për sulmuesin nigerian, i cili aktualisht është pjesë e Galatasarayt.
Djajtë e Kuq kanë bërë përforcime të rëndësishme në mesfushë, por një nga objektivat kryesorë që mbetet në “Old Trafford” është afrimi i një sulmuesi të ri.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez po e monitorojnë nga afër situatën e Osimhenit, i cili mund të jetë një nga goditjet e mëdha të tyre në fund të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve, Manchester United po e intensifikon interesimin për 27-vjeçarin, i cili ka lënë gjurmë në futbollin turk.
Osimhen realizoi 22 gola në 32 paraqitje për Galatasarayn sezonin e kaluar.
Pavarësisht se është përshtatur mirë në Stamboll gjatë dy viteve të fundit, sulmuesi nigerian do ta mirëpriste një rikthim në Ligën Premier.
Ai vazhdon të jetë gjithashtu në radarët e Arsenalit, që po shqyrton alternativat për repartin ofensiv.
Manchester United, ndërkohë, e sheh Osimhenin si një profil që përputhet me nevojat e skuadrës dhe një sulmues që mund t’i japë më shumë forcë dhe efikasitet fazës ofensive. /Telegrafi/





