Masters kritikon ashpër Infantinon: Ka shtypur butonin e vetëshkatërrimit

Sport

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka kritikuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për planin tashmë të braktisur për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte të drejtat komerciale dhe të biletave të garave të FIFA-s. Masters e cilësoi situatën si një “plagë të vetëshkaktuar”, duke thënë se FIFA ka […]

Madhësia e shkronjave

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka kritikuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për planin tashmë të braktisur për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte të drejtat komerciale dhe të biletave të garave të FIFA-s.

Masters e cilësoi situatën si një “plagë të vetëshkaktuar”, duke thënë se FIFA ka “shtypur butonin e vetëshkatërrimit”.

Ai gjithashtu mbështeti vendimin e Federatës Angleze për të tërhequr mbështetjen ndaj Infantinos dhe kërkoi që të paraqitet një kandidat i përbashkët për presidencën e FIFA-s.

“FIFA nuk duhet të mendojë kurrë për të shitur një pjesë të Kupës së Botës. Është një organizatë jofitimprurëse dhe duhet ta ruajë këtë kompeticion për të ardhmen e futbollit”, deklaroi Masters.

Ai foli edhe për situatën e diskutueshme me sulmuesin amerikan Folarin Balogun në Botërorin e fundit, duke kritikuar FIFA-n për mungesën e një procedure të qartë për rishikimin e kartonëve të kuq.

Sa i përket Ligës Premier, Masters beson se kampionati po hyn në një “epokë të re”, me shumë trajnerë të rinj dhe ndryshime të rëndësishme te klubet kryesore, por është i bindur se liga angleze do të vazhdojë të mbetet një nga kompeticionet më të forta në botë.

Në fund, Masters pranoi se vendimi për çështjen e Manchester Cityt, që përballet me më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare, po zgjat më shumë se sa pritej, por theksoi se procesi duhet të ndjekë rrugën e tij deri në përfundim. /Telegrafi/