Gjiganti i Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal thuhet se ka etiketuar tre emra sulmuesit të njohur si objektiva të mëdhenj të afatit kalimtar të verës.
Sipas mediumit britanik talkSPORT, Al-Hilal ka përzgjedhur tre emra kryesorë për pozicionin e sulmuesit, me Harry Kane të Bayern Munich si objektivin kryesor.
Gjigandët sauditë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e reprezentuesit anglez për të diskutuar mundësinë e një transferimi marramendës.
Me kontratën e tij aktuale që skadon vitin e ardhshëm, Bayern është i vendosur ta zgjasë qëndrimin e Kanet. Megjithatë, raporti shton se 33-vjeçari nuk e përjashton një transferim te gjigantët sauditë.
Megjithatë, përveç Kane, Al Hilal ka etiketuar edhe dy sulmues të njohur, të cilët është duke i monitoruar.
Victor Osimhen i Galatasarayt dhe Ollie Watkins i Aston Villas janë dy objektivat e tjerë kryesorë në radarin e Al-Hilal.
Sulmuesi nigerian mund të largohet këtë verë për shifrën e dëshiruar nga turqit, ndërsa Aston Villa është e bindur se Watkins nuk do të largohet këtë verë. /Telegrafi/






