Hayden Panettiere u shfaq për herë të fundit publikisht në një intervistë në maj, vetëm disa muaj para se të ndërronte jetë në moshën 36-vjeçare.
Në pamjet e fundit, aktorja dukej e buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa po promovonte autobiografinë e saj “This Is Me: A Reckoning”.
Gjatë intervistës, u pyet për disa nga rrëfimet më të bujshme në librin e saj, përfshirë një incident të pretenduar në moshën 18-vjeçare dhe një eksperiencë me kërpudha psikedelike gjatë xhirimeve të “Scream 4”.

Dalja e saj e fundit publike ishte më 26 maj, kur mori pjesë në një aktivitet për firmosjen e librit në Los Angeles.
Më vonë, ajo anuloi një pjesëmarrje në një konventë për fansat për shkak të një çështjeje familjare dhe shëndetit të një të afërmi të moshuar.
Panettiere u bë e famshme që në moshë të re, fillimisht me role në filma dhe seriale, gjersa famën e madhe e arriti me serialin “Heroes” dhe më pas me “Nashville”, ku interpretoi këngëtaren Juliette Barnes.
Ajo mori edhe dy nominime për Golden Globe për rolin në këtë serial.
Policia e Greenville, në Karolinën e Jugut, konfirmoi se më 16 gusht iu përgjigj një telefonate për një grua pa ndjenja në një apartament.
Hayden u shpall e vdekur në vendngjarje. Hetimi paraprak nuk ka treguar shenja të ndonjë veprimi kriminal apo rrethanash të dyshimta, ndonëse shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik. /Telegrafi/





