Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit.

Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij LIVE feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe Kosova, reagimet e institucioneve, përfaqësuesve politikë, ekipeve të mbrojtjes dhe zhvillimet e tjera që lidhen me procesin.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar 16 shtatorin 2026 për shpalljen e aktgjykimit në rastin kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka qenë një nga çështjet më të mëdha dhe më të ndjekura që nga themelimi i Dhomave të Specializuara.
Me deklaratat përmbyllëse në procesin e dytë dhe, mbi të gjitha, me shpalljen e aktgjykimit në rastin kryesor më 16 shtator, ky muaj pritet të sjellë zhvillime me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Telegrafi do të ketë ekip special të angazhuar për mbulimin e zhvillimeve nga Haga dhe Kosova, ndërsa përmes këtij LIVE feed-i do t’ju mbajmë të informuar minutë pas minute për çdo zhvillim, deklaratë dhe reagim të rëndësishëm. /Telegrafi/





