Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, të përditësuara më 16 gusht 2026 në orën 07:51.
Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje të automjeteve koha e pritjes është rreth 35 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 200 metra.
Gjendje më e ngarkuar paraqitet edhe në Merdar. Në këtë pikë, pritjet në dalje variojnë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra. Në Jarinje dhe Mutivodë raportohen deri në 10 minuta pritje në dalje, ndërsa në shumicën e pikave të tjera koha e pritjes është nga 1 deri në 5 minuta.
Për kamionë, sipas të dhënave të publikuara, pritjet në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.
Udhëtarët që planifikojnë të kalojnë kufirin këshillohen të marrin parasysh fluksin në pikat më të ngarkuara dhe të përcjellin përditësimet e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/






