Ish-aktorja amerikane Bridget Fonda u fotografua duke shkuar për drekë në Los Angeles, në një nga paraqitjet e saj të rralla publike pas një tërheqjeje dhjetëvjeçare nga Hollywood-i.
Paparacët e kanë fotografuar atë teksa dilte nga një restorant me asistenten e saj. Fonda është shfaqur rrallë në publik që kur u largua nga Hollywood-i më shumë se dy dekada më parë. Fotot e saj të reja kanë tërhequr vëmendjen e fansave.

“Një zonjë që gëzon një jetë normale”, “Është kaq bukur të shohësh dikë nga Hollywood-i që nuk është i varur nga kirurgjia plastike”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Me kalimin e viteve, ajo është shfaqur në publik vetëm herë pas here, dhe ndër paraqitjet më të spikatura ishte ajo në maj të vitit 2025, kur u pa me bashkëshortin e saj Danny Elfman pas kthimit në Los Angeles pas një udhëtimi. Ishte hera e parë që ata u fotografuan së bashku pas 16 vitesh.
Bridget Fonda dhe ish-lojtari i grupit Oingo Boingo u martuan në vitin 2003. Një vit më vonë ata njoftuan se prisnin një fëmijë dhe në fillim të vitit 2005 patën një djalë, Oliverin.
Aktorja më pas u tërhoq nga sytë e publikut për t’u përqendruar në rritjen e djalit të saj. Në një intervistë në vitin 2023, Fonda tha se nuk do t’i rikthehej aktrimit sepse “është shumë mirë të jesh një qytetare e zakonshme”. /Telegrafi/





