Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve

Nacionale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Krime lufte kundër popullatës civile… fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Krime lufte kundër popullatës civile… fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik”, thuhet në raport.

Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/