Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot e cilësoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si mik.
Osmani në Kanal 10 ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me “lider fisesh”.
Ajo ka vlerësuar se deklaratat e tilla mund të ndikojnë në raportet ndërmjet liderëve politikë dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim.






