Dy të rinj të moshës 19 dhe 26 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit antidrogë “Momenti”.
Policia njofton se ata u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë në rrugën “Egnantia”.
Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”.
Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.
Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.
Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.
19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/






