Zyrtare: Romelu Lukaku kalon te Fenerbahce

Sport

Fenerbahce ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit me përvojë, Romelu Lukaku nga Napoli. Klubi turk ka arritur marrëveshje me Lukakun për kontratë 1+1-vjeçare. Sulmuesi belg pritet të mbërrijë në Stamboll në orën 22:00, kur do të zbresë në aeroportin Sabiha Gokçen. Lukaku tashmë u ka dërguar edhe mesazhin e parë tifozëve të Fenerbahçes, duke shprehur emocionet […]

Madhësia e shkronjave

Fenerbahce ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit me përvojë, Romelu Lukaku nga Napoli.

Klubi turk ka arritur marrëveshje me Lukakun për kontratë 1+1-vjeçare. Sulmuesi belg pritet të mbërrijë në Stamboll në orën 22:00, kur do të zbresë në aeroportin Sabiha Gokçen.

Lukaku tashmë u ka dërguar edhe mesazhin e parë tifozëve të Fenerbahçes, duke shprehur emocionet për rikthimin në Turqi.

“Është një nder i madh për mua t’i bashkohem klubit tuaj dhe të bëhem pjesë e një skuadre me një histori kaq madhështore. Do të përpiqem ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, si në stërvitje ashtu edhe në fushë. Jam 100 për qind gati”.

“Po rikthehem në Turqi pas shumë vitesh. Do të jetë një moment shumë emocionues për mua. Jam i lumtur që kjo po ndodh me Fenerbahçen”, ka thënë Lukaku.

Sipas raportimeve, Fenerbahçe do t’i paguajë Napolit 6 milionë euro për huazimin e Lukakut, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një opsion prej 2 milionë eurosh për ta blerë përfundimisht sulmuesin 33-vjeçar.

Padyshim afrimi i Lukakut do të shtojë konkurrencën për Vedat Muriqin, i cili duhet të punojë për ta fituar vendin e titullarit./Telegrafi/