Dy gjigantët anglezë e refuzojnë yllin e Arsenalin

Sport

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph. 19-vjeçari raportohet se mund të jetë i disponueshëm për rreth 45 milionë funte, pasi Arsenali ka hapur derën për largimin e tij pas përforcimit të mesfushës me Bruno Guimaraes. Megjithatë, Chelsea nuk ka interes për ta diskutuar […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.

19-vjeçari raportohet se mund të jetë i disponueshëm për rreth 45 milionë funte, pasi Arsenali ka hapur derën për largimin e tij pas përforcimit të mesfushës me Bruno Guimaraes.

Megjithatë, Chelsea nuk ka interes për ta diskutuar këtë marrëveshje, veçanërisht pasi ka shpenzuar mbi 300 milionë funte gjatë kësaj vere.

Edhe Manchester Unitedi ka preferuar alternativa të tjera për krahun e majtë, me Lewis Hall të Newcastle Unitedit që mbetet një nga opsionet e klubit.

Pavarësisht interesimit dhe pasigurisë rreth të ardhmes së tij, Lewis-Skelly duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Talenti i akademisë së Arsenalit është i vendosur të luftojë për vendin e tij në skuadrën e Mikel Artetas dhe të bindë trajnerin se e meriton një rol më të rëndësishëm.

Raportimet e fundit tregojnë se situata mbetet e hapur, me Arsenalin që mund të jetë i gatshëm ta shesë lojtarin, ndërsa vetë Lewis-Skelly dëshiron të qëndrojë dhe të konkurrojë për një vend në formacion./Telegrafi/