Bartja e mjeteve buxhetore, Trafiku Urban: Presim transferimin e mjeteve nga niveli qendror

Nacionale

<div><div><img width="640" height="414" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802512-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Bartja e mjeteve buxhetore, Trafiku Urban: Presim transferimin e mjeteve nga niveli qendror" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="696" height="450" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802512-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Bartja e mjeteve buxhetore, Trafiku Urban: Presim transferimin e mjeteve nga niveli qendror"></p>Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka sqaruar opinionin publik se transporti me autobusë nuk do të rifillojë menjëherë, pavarësisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi të premten bartjen e mjeteve buxhetore. Përmes një reagimi zyrtar, ndërmarrja ka bërë të ditur se vendimi i Kuvendit Komunal është vetëm hapi i parë. Që mjetet të jenë të përdorshme</div>

Madhësia e shkronjave

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka sqaruar opinionin publik se transporti me autobusë nuk do të rifillojë menjëherë, pavarësisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi të premten bartjen e mjeteve buxhetore.
Përmes një reagimi zyrtar, ndërmarrja ka bërë të ditur se vendimi i Kuvendit Komunal është vetëm hapi i parë. Që mjetet të jenë të përdorshme për shlyerjen e borxheve ndaj furnitorëve, nevojitet transferimi fizik i tyre nga institucionet qendrore (Ministria e Financave).
“Në radhë të parë shprehim keqardhje të thellë për shqetësimet dhe vështirësitë që po ju shkaktohen nga pezullimi i transportit publik. E dimë sa i rëndësishëm është ky shërbim për lëvizjen tuaj të përditshme”, thuhej në reagimin e Trafikut Urban.
“Megjithëse sot Kuvendi Komunal ka votuar bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024, duhet theksuar qartë se këto mjete mund të bëhen të përdorshme vetëm pas transferimit të tyre nga institucionet qendrore. Deri në realizimin e këtij hapi, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA mbetet në pamundësi financiare për të shlyer obligimet ndaj furnitorëve, e rrjedhimisht edhe për të rifilluar operimin normal”, thuhej aty.