Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në Mitrovicë të Veriut janë gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset të kanalizimit.
Gjatë kontrollit të pusetës, policët kanë hasur në një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime teksa pas nxjerrjes së saj janë gjetur: pesë kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër, dy gjoksore ushtarake me nga tri vende për municion, një rrip ushtarak, katër çanta mbajtëse për karikatorë, një çantë mbajtëse për radio-lidhje, dy çanta ushtarake për municion dhe një palë doreza,.

Ekskluzivisht Dukagjini nga burime të veta merr vesh se pajisjet e sekuestruara janë përdorë nga anëtarët e “Mbrojtjes Civile” gjatë sulmit ndaj trupave të KFOR-it në protestën në Zveçan.
Dukagjini bënë të ditur se me 18 tetor 2023 policia e Kosovës kishte sekuestruar armë, municion dhe pajisje eksplozive në një objekt në pronësi të, Veljko Djorodjeviq, pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, i cili edhe sipas fotografive të siguruara nga Dukagjini bartte kapelë të njëjtë.
Po ashtu, siç bën të ditur Policia, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast penal.
Të gjitha pajisjet e gjetura janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e fshehjes së tyre dhe për të identifikuar personat që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.





