Mot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

Nacionale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. Në […]

Madhësia e shkronjave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje.

Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës. /Telegrafi/