Haradinaj ironizon Kurtin: Mos lësho pe, Albin – krejt ose hiç

Nacionale

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me nevojën për një dakordim sa më të gjerë për zgjedhjen e presidentit të vendit. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj iu drejtua Kurtit me shprehjen “Krejt ose hiç”, duke aluduar në situatën aktuale politike […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me nevojën për një dakordim sa më të gjerë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj iu drejtua Kurtit me shprehjen “Krejt ose hiç”, duke aluduar në situatën aktuale politike dhe bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

“Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i tij vjen pasi Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve me partitë parlamentare, duke theksuar se vendit i nevojitet një marrëveshje sa më e gjerë për zgjedhjen e një presidenti unifikues.

Për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, seanca konstituive u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të caktohet në një datë tjetër./Telegrafi/