Vincent Kompany: Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve

Sport

Pas një sezoni historik në të cilin Bayern Munich fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, duke thyer rekordin e golave të ligës, Vincent Kompany tashmë i ka vënë syrin objektivit të radhës. Përpara miqësores kundër Aston Villas, trajneri i Bayernit e bëri të qartë se Liga e Kampionëve është tani qëllimi kryesor i Bavarezëve. “Është […]

Madhësia e shkronjave

Pas një sezoni historik në të cilin Bayern Munich fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, duke thyer rekordin e golave të ligës, Vincent Kompany tashmë i ka vënë syrin objektivit të radhës.

Përpara miqësores kundër Aston Villas, trajneri i Bayernit e bëri të qartë se Liga e Kampionëve është tani qëllimi kryesor i Bavarezëve.

“Është e vështirë të bëhesh edhe më i mirë – nuk ka të bëjë vetëm me trofetë që kemi fituar, por edhe me numrin e golave dhe ndeshjeve që kemi fituar. Është e mundur, por e vështirë”, ka thënë fillimisht Kompany.

Megjithatë, ai nuk la asnjë dyshim për objektivin kryesor të këtij edicioni.

“Tani për tani, po them se qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshim për këtë. Por gjatë sezonit, do të them se duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”.

“Për të fituar Bundesligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve, na duhet e gjithë skuadra në formë dhe e shëndetshme”, përfundoi trajneri belg. /Telegrafi/