Hailey Bieber mahnit me bikini rozë gjatë pushimeve verore me Justin Bieber

Magazina

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj verore, duke tërhequr vëmendjen me fotografi ku shfaqet me bikini rozë pranë detit. Themeluesja e markës Rhode publikoi në Instagram një seri imazhesh nga arratisja verore, ku pozon pranë shkëmbinjve dhe në ujë, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Ngjyrë blu e ndryshme dhe […]

Madhësia e shkronjave

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj verore, duke tërhequr vëmendjen me fotografi ku shfaqet me bikini rozë pranë detit.

Themeluesja e markës Rhode publikoi në Instagram një seri imazhesh nga arratisja verore, ku pozon pranë shkëmbinjve dhe në ujë, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Ngjyrë blu e ndryshme dhe shumë Nutella”, duke iu referuar edhe ëmbëlsirave që shijoi gjatë pushimeve.

Edhe pse nuk zbuloi vendndodhjen, mediat ndërkombëtare raportojnë se peizazhi i ngjan bregdetit italian, aty ku marka e saj pritet të organizojë një aktivitet promocional gjatë këtij muaji, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Justin Bieber, publikoi fotografi nga pushimet e tij në pronën buzë liqenit Puslinch në Ontario të Kanadasë.

Në imazhe, këngëtari shihet duke lundruar me varkë, duke luajtur pingpong dhe duke kaluar kohë me Haileyn, me të cilën zhvilloi edhe një ndeshje golfi.

Çifti do të festojë përvjetorin e tetë të martesës më 13 shtator, ndërsa më herët, më 22 gusht, do të kremtojë ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber. /Telegrafi/