Rrudhani shënon golin e parë të sezonit, Sioni fiton bindshëm ndaj Luzernit

Sport

Donat Rrudhani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran, duke realizuar golin e tij të parë në kampionat. Mesfushori ofensiv kosovar ishte një nga protagonistët në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës zvicerane. Rrudhani zhbllokoi rezultatin që në minutën […]

Madhësia e shkronjave

Donat Rrudhani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran, duke realizuar golin e tij të parë në kampionat.

Mesfushori ofensiv kosovar ishte një nga protagonistët në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës zvicerane.

Rrudhani zhbllokoi rezultatin që në minutën e nëntë, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase. 27-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua.

Po deri në minutën e 63-të luajti edhe bashkëlojtari i tij, Rilind Nivokazi, ndërsa Sioni nuk mundi të llogariste në dy futbollistët tjerë kosovarë, Kreshnik Hajrizin dhe Benjamin Kolollin, të cilët munguan për shkak të lëndimeve.

Në anën tjetër, portën e Luzernit e mbrojti portieri shqiptar Simon Simoni.

Me këtë fitore, Sioni regjistroi tre pikë të rëndësishme, ndërsa Rrudhani e nisi sezonin me gol, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. /Telegrafi/