Debut ëndrrash për Olti Hysenin, talenti shqiptar shënon golin e fitores për Brondbyn

Sport

Olti Hyseni ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin danez, duke shënuar gol që në paraqitjen e parë me fanellën e Brondby IF. Sulmuesi 19-vjeçar ishte protagonist në fitoren minimale 1:0 të Brondbyt ndaj Viborg, duke realizuar golin që i solli skuadrës së tij tri pikët e para […]

Madhësia e shkronjave

Olti Hyseni ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin danez, duke shënuar gol që në paraqitjen e parë me fanellën e Brondby IF.

Sulmuesi 19-vjeçar ishte protagonist në fitoren minimale 1:0 të Brondbyt ndaj Viborg, duke realizuar golin që i solli skuadrës së tij tri pikët e para në sezonin e ri.

Hyseni, i cili këtë verë u transferua te Brondby nga Sonderjyske, tregoi menjëherë vlerat e tij dhe konfirmoi pritshmëritë e mëdha që ekzistojnë për të në futbollin danez.

Kalimi i tij te Brondby u realizua për 2.7 milionë euro, duke u bërë shitja më e shtrenjtë në historinë e Sonderjyske. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2031.

Hyseni aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit dhe konsiderohet si një prej talenteve më premtues në futbollin skandinav.

Para transferimit te Brøndby, ai kishte lënë gjurmë te Sonderjyske, ndërsa tani ka nisur kapitullin e ri me një gol vendimtar.

Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e Brøndbyt, ndërsa më herët kishte spikatur me paraqitjet e tij te skuadra e mëparshme.

Me këtë fitore, Brøndby regjistroi suksesin e parë në kampionat këtë sezon, pas barazimit në ndeshjen hapëse, ndërsa Hyseni dha menjëherë sinjalin se mund të jetë një nga emrat më interesantë për t’u ndjekur në futbollin danez. /Telegrafi/