Filmi “Dua” zgjedhet si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscars 2027

Magazina

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards. Vendimi është marrë nga Komiteti Përzgjedhës, i cili vlerësoi njëzëri rrëfimin e guximshëm të filmit, interpretimin e aktores Pinea Matoshi, si dhe mënyrën se si vepra trajton tema universale […]

Madhësia e shkronjave

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards.

Vendimi është marrë nga Komiteti Përzgjedhës, i cili vlerësoi njëzëri rrëfimin e guximshëm të filmit, interpretimin e aktores Pinea Matoshi, si dhe mënyrën se si vepra trajton tema universale si identiteti, trauma dhe rezistenca.

Përzgjedhja e “Dua” shënon një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare, duke e vendosur filmin në garën për një nominim në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në Academy Awards.

Ky konsiderohet një vit i veçantë për filmin kosovar, pasi Kosova do të jetë e përfaqësuar në garën për Oscars me dy filma.

Krahas “Dua”, edhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, fitues i çmimit Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, është kualifikuar drejtpërdrejt në garën për Academy Awards. /Telegrafi/