Eva Longoria është fotografuar duke shijuar pushimet verore në Marbella të Spanjës, ku kaloi një ditë relaksi në brigjet e Detit Mesdhe.
Aktorja 51-vjeçare u shfaq me bikini me motive kafshësh, duke treguar formën e saj të mirë fizike gjatë kohës që kaloi në plazh.
Ylli i serialit “Desperate Housewives” u pa fillimisht duke shijuar diellin në bregdet, përpara se të hynte në det për t’u freskuar, shkruan DailyMail.

Më pas, ajo provoi edhe një dërrasë për paddleboarding, duke kaluar disa momente aktive në ujërat e cekëta.
Pas largimit nga plazhi, Longoria veshi një bluzë të zezë pa mëngë, të kombinuar me një kapele ngjyrë krem dhe syze dielli, ndërsa shëtiti buzë detit me telefonin në dorë.
Aktorja ka folur edhe më herët për stilin e saj të jetesës, duke theksuar se mirëqenia nuk është një trend i përkohshëm, por një mënyrë jetese.
Në një intervistë për PopSugar në vitin 2023, ajo u shpreh: “Nuk është një modë apo një moment. Mirëqenia është një stil jetese”.
Longoria ka treguar se i kushton rëndësi aktivitetit fizik të përditshëm, duke kombinuar ushtrimet kardio, jogën dhe stërvitjen e forcës.
Ajo ka theksuar gjithashtu se fitnesin e praktikon kryesisht për shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme, ndërsa i kushton rëndësi edhe gjumit cilësor dhe një regjimi të shëndetshëm ushqimor. /Telegrafi/





