Dukagjini ka zbuluar formacionin startues për përballjen e kthimit ndaj Luganos, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Klina do të tentojë të bëjë përmbysjen pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër.
“Hithat” synojnë një paraqitje të madhe para tifozëve dhe kalimin në raundin tjetër të garës evropiane.
Takimi mes Dukagjinit dhe Luganos do të zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 16:30.
Te Lugano nga minuta e parë aktivizohet mesfushori Uran Bislimi.
Dukagjini: Lekaj, Hugo, Sinani, Basri, Bardhoku, Pefqeli, Gashi, Mërlaku, Maliqi, Jeudi, Isufi.
Lugano: Von Ballmoos, Bicheel, Mai, Papadopoulos, Zanotti, Bislimi, Grgic, Dos Santos, Cimignani, Behrens, Steffen.






