Mot i nxehtë në Shqipëri, temperaturat deri në 38 gradë

Nacionale

Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/