Në një seancë gjyqësore në Los Angeles u lexuan mesazhet e fundit të 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, e cila, sipas aktakuzës, u vra nga këngëtari David Anthony Burke (D4vd) në prill të vitit të kaluar.
Sipas prokurorisë, Celeste mbërriti me Uber në shtëpinë e saj në Hollywood dhe mesazhi i fundit ishte: “Jam pothuajse aty, hape derën nëse je në shtëpi”.

Prokurorët pretendojnë se Burke e vrau me thikë sapo ajo hyri në shtëpi, më pas e copëtoi trupin dhe u përpoq të fshihte krimin duke i dërguar mesazhe nga telefoni i saj.
Trupi i vajzës u gjet pothuajse pesë muaj më vonë në makinën e tij.Burke është akuzuar për vrasje, abuzim seksual të një të miture nën 14 vjeç dhe copëtim të trupit.
Mbrojtja argumenton se nuk ka dëshmitarë apo pamje që vërtetojnë se vajza hyri në shtëpinë e tij ose se ai ndodhej aty në atë kohë.
Ajo gjithashtu pretendon se prindërit e të dyve ishin në dijeni të lidhjes së tyre dhe se vajza më herët kishte thënë se ishte 16 vjeçe. /Telegrafi/





