Departamenti i Transportit i Ohajos tha se trafiku u bllokua në një autostradë të ngarkuar, kur një kamion i aksidentuar humbi ngarkesën e tij me turshi në rrugë.
Departamenti tha në mediat sociale se “kishte një turshi të madhe” të mërkurën në rrugën shtetërore 316 në Qarkun Pickaway.

Rruga u mbyll ndërsa ekipet punuan për të pastruar kamionin dhe turshitë nga rruga, transmeton Telegrafi.
Shoferi nuk u lëndua, por departamenti tha se “turshitë, megjithatë, janë të shpuara”. /Telegrafi/





