Besa Ismaili-Ahmetii: Manipulimi i votës është krim politik dhe duhet trajtuar si i tillë

Nacionale

<div><div><img width="523" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814868-besa-ismaili-ahmetii-manipulimi-i-votes-eshte-krim-politik-dhe-duhet-trajtuar-si-i-tille.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="besa-ismaili-ahmetii:-manipulimi-i-votes-eshte-krim-politik-dhe-duhet-trajtuar-si-i-tille" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="523" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814868-besa-ismaili-ahmetii-manipulimi-i-votes-eshte-krim-politik-dhe-duhet-trajtuar-si-i-tille.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="besa-ismaili-ahmetii:-manipulimi-i-votes-eshte-krim-politik-dhe-duhet-trajtuar-si-i-tille"></p>Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e numërimit të votave, duke e cilësuar atë si “kleptonumërim” dhe manipulim politik. Sipas saj, deformimi i numrave përbën uzurpim të pushtetit dhe vjedhje të sovranitetit qytetar. Ismaili-Ahmeti ka theksuar se manipulimi i votës duhet trajtuar si krim politik dhe se institucionet kanë</div>

Madhësia e shkronjave

Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e numërimit të votave, duke e cilësuar atë si “kleptonumërim” dhe manipulim politik.
Sipas saj, deformimi i numrave përbën uzurpim të pushtetit dhe vjedhje të sovranitetit qytetar. Ismaili-Ahmeti ka theksuar se manipulimi i votës duhet trajtuar si krim politik dhe se institucionet kanë obligim ta adresojnë atë në mënyrë serioze.
Ajo ka kritikuar heshtjen e institucioneve, duke vlerësuar se mungesa e reagimit e bën shtetin bashkëfajtor në cenimin e drejtësisë zgjedhore. “Bashkëfajësia e shtetit qëndron në mos-sigurimin e drejtësisë zgjedhore”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, Ismaili-Ahmeti ka theksuar se pa drejtësi zgjedhore nuk mund të ketë demokraci, duke shtuar se garantimi i saj është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore e shtetit.
Në fund, ajo ka kërkuar rinumërim të votave, si hap i domosdoshëm për rikthimin e besimit në procesin zgjedhor./Gazeta10