Stafi i tij thotë se po i bën “përgatitjet e fundit” për agjendën në Davos, Kurti ka disa aktivitete atje

Nacionale

<div><div><img width="503" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814805-stafi-i-tij-thote-se-po-i-ben-pergatitjet-e-fundit-per-agjenden-ne-davos-kurti-ka-dis696d6506c7a47.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="stafi-i-tij-thote-se-po-i-ben-“pergatitjet-e-fundit”-per-agjenden-ne-davos,-kurti-ka-disa-aktivitete-atje" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="503" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814805-stafi-i-tij-thote-se-po-i-ben-pergatitjet-e-fundit-per-agjenden-ne-davos-kurti-ka-dis696d6506c7a47.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="stafi-i-tij-thote-se-po-i-ben-“pergatitjet-e-fundit”-per-agjenden-ne-davos,-kurti-ka-disa-aktivitete-atje"></p>Kosova, sivjet për herë të dytë, do të prezantohet me Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026”. Faqja zyrtare “House of Kosova” në rrjetin “X”, njofton se për këtë ngjarje “janë duke u bërë përgatitjet e fundit”. “Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar, ndërsa po i japim dorën e fundit hapjes së</div>

Madhësia e shkronjave

Kosova, sivjet për herë të dytë, do të prezantohet me Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026”.
Faqja zyrtare “House of Kosova” në rrjetin “X”, njofton se për këtë ngjarje “janë duke u bërë përgatitjet e fundit”.
“Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar, ndërsa po i japim dorën e fundit hapjes së Shtëpisë së Kosovës në Davos”, thuhet në postim.
Pjesë e këtyre përgatitjeve janë këshilltarët e Kurtit, ndërkohë që nuk dihet nëse i njëjti ka udhëtuar drejt Davosit, ku mbahet forumi nga 19-23 janar.
Ndërsa, në një tjetër postim të tyre, bëhet e ditur se në panelin për “Demokracinë, Sigurinë dhe Qeverisjen në një Epokë të Re” do të jetë Albin Kurti, Kryeministër në detyrë.