Yll Limani emocionon publikun në koncertin në Shkup, i bën dedikim prekës Shpat Kasapit: Më ka formuar si artist

Magazina

Mbrëmja e së premtes (17 korrik) ishte e mbushur me emocione dhe muzikë në Shkup, ku Yll Limani mbajti një koncert para mijëra adhuruesve të tij. Përveç atmosferës elektrizuese dhe interpretimit të hiteve që e kanë shoqëruar në karrierë, një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte dedikimi që këngëtari bëri për artistin e […]

Madhësia e shkronjave

Mbrëmja e së premtes (17 korrik) ishte e mbushur me emocione dhe muzikë në Shkup, ku Yll Limani mbajti një koncert para mijëra adhuruesve të tij.

Përveç atmosferës elektrizuese dhe interpretimit të hiteve që e kanë shoqëruar në karrierë, një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte dedikimi që këngëtari bëri për artistin e ndjerë, Shpat Kasapi.

Gjatë performancës, Ylli ndaloi koncertin për të folur me fjalë të ndjera për ndikimin që Shpat Kasapi kishte pasur në rrugëtimin e tij artistik.

“Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në muzikën shqiptare dhe një nga ata artistë që më ka formuar”, u shpreh ai para publikut.

Këngëtari kujtoi gjithashtu se që në fëmijëri ishte një admirues i madh i muzikës së Shpatit.

“Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij dhe nuk kishte këngë që nuk ia dija. Nuk e kam njohur personalisht, por dy-tri herë e kam takuar në aeroport dhe gjithmonë jam shtangur nga ideja që takova idhullin e fëmijërisë sime”, tha Ylli.

Pas këtij rrëfimi emocionues, ai interpretoi një nga këngët e Shpat Kasapit në shenjë nderimi për artistin, duke krijuar një atmosferë prekëse në sallë.

Gjesti i Yll Limanit u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione nga publiku në Shkup, i cili e përjetoi me emocione këtë homazh për një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. /Telegrafi/