Aktorja Jennifer Garner foli për ish-partnerin e saj Ben Affleck dhe tha se ai ishte një prind i shkëlqyer.
Edhe pse u divorcuan në vitin 2018, pas 10 vitesh martesë, ata vazhduan t’i rrisnin fëmijët e tyre së bashku.
Në një intervistë për Entertainment Weekly, Garner e vlerësoi Affleck për balancimin e jetës së tij në shtëpi dhe në punë.

“Ka një periudhë në jetë kur të kap gjithçka dhe kjo është në rregull. Është një gjë e bukur, nuk do ta ndryshoja asnjë minutë të saj”, tha ajo.
Edhe pse ajo pranon se i është përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj, gjërat janë ndryshe tani.
“Fëmijët e mi janë pak më të rritur tani. Babai i tyre është një prind i shkëlqyer”, tha ajo.
Kur fëmijët e tyre ishin më të vegjël, Garner kalonte shumë kohë larg shtëpisë.
“Ata janë në shkollë të mesme tani, por mund të qëndrojnë me babanë e tyre. Ai është i mrekullueshëm, kujdeset për to. Është një partner i shkëlqyer dhe kjo është çliruese”, tha ajo.
Një burim pranë Garner dhe Affleck tha më parë se ata janë dakord dhe mbështesin njëri-tjetrin.
“Tani gjithçka është miqësore dhe e fokusuar te fëmijët”, tha ajo. /Telegrafi/





