Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Mykhailo Fedorov (tashmë ish-ministër i Mbrojtjes) do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të tij, por detyrat e reja që do të marrë do të publikohen në një fazë të mëvonshme.
Deklarata e Zelenskyt erdhi pas një takimi të fraksionit parlamentar “Shërbëtori i Popullit”, ku deputetët miratuan shumicën e emërimeve në kabinetin e ri qeveritar, me përjashtim të ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.
“Gjatë kohës së luftës, presidenti nuk duhet të jetë ai që merr vendime në një situatë të tillë. Do të doja shumë të shihja unitet. Palët nuk kanë arritur ta gjejnë atë, dhe problemi nuk është vetëm te partitë, por edhe te unë”, tha lideri ukrainas.
Ai shtoi se merr përgjegjësinë për situatën politike dhe nuk po përpiqet ta shmangë atë.
“Unë nuk po e heq përgjegjësinë nga vetja. Fedorov do të mbetet në ekipin tim, por roli i saktë që do të ketë do të bëhet i ditur më vonë”, u shpreh presidenti ukrainas.
Ndryshimet në qeverinë ukrainase vijnë në një periudhë kur vendi vazhdon luftën me Rusinë dhe përballet me sfida të mëdha në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe menaxhimit të ndihmës ndërkombëtare. /Telegrafi/






