Taylor Swift i pagoi qytetit të New Yorkut mbi 130 mijë euro për të mbikëqyrur dasmën

Magazina

Taylor Swift ka paguar mbi 130 mijë euro për lejen e nevojshme që mbuloi angazhimin e policisë së New Yorkut gjatë dasmës së saj me Travis Kelce në Madison Square Garden. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili tha se këngëtarja kishte shlyer tashmë koston e lejes së kërkuar […]

Madhësia e shkronjave

Taylor Swift ka paguar mbi 130 mijë euro për lejen e nevojshme që mbuloi angazhimin e policisë së New Yorkut gjatë dasmës së saj me Travis Kelce në Madison Square Garden.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili tha se këngëtarja kishte shlyer tashmë koston e lejes së kërkuar për organizimin e ngjarjes.

Ai sqaroi se shuma prej mbi 130 mijë eurosh ishte pagesa për lejen, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që qyteti të ketë pasur edhe shpenzime të tjera shtesë.

Sipas autoriteteve, kostoja e angazhimit të policisë gjatë dasmës dhe darkës së provës, shpenzim që, sipas kryebashkiakut, u mbulua nga vetë artistja.

Deklarata erdhi pas kritikave se taksapaguesit e New Yorkut mund të detyroheshin të mbulonin shpenzimet e sigurisë për ceremoninë e çiftit.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se organizimi i dasmës disa ditore të Taylor Swift dhe Travis Kelce kushtoi rreth 12.8 milionë euro (15 milionë dollarë), duke përfshirë edhe masat e shumta të sigurisë.

Dasma duket se ka ndodhur në privatësi dhe të ftuarit e kishin të ndaluar të filmonin, apo të shpërndanin pamje nga festa. /Telegrafi/