Dyshohet se përfitoi para nga një i burgosur, aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë

Nacionale

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një oficeri korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, me inicialet D.Q., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, dyshohet se ka pranuar në mënyrë […]

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një oficeri korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, me inicialet D.Q., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, dyshohet se ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria.

“I pandehuri D.Q., në cilësinë e personit zyrtar, gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, dyshohet se ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria, me qëllim që të vepronte në përputhje me detyrën e tij zyrtare, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shuma të ndryshme parash”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria vlerëson se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se oficeri korrektues ka përmbushur elementet e veprës penale të marrjes së ryshfetit.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/