SHBA-të konfirmojnë se kanë nisur sulme të reja kundër Iranit

Bota

SHBA-të kanë konfirmuar se kanë nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit në njëzet minutat e fundit. Komanda Qendrore e SHBA-së, tha se Donald Trump kishte urdhëruar sulmet “për t’i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse” dhe se sulmet do ta degradonin më tej aftësinë e tyre për të sulmuar anijet tregtare, transmeton Telegrafi. Disa shpërthime […]

Madhësia e shkronjave

SHBA-të kanë konfirmuar se kanë nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit në njëzet minutat e fundit.

Komanda Qendrore e SHBA-së, tha se Donald Trump kishte urdhëruar sulmet “për t’i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse” dhe se sulmet do ta degradonin më tej aftësinë e tyre për të sulmuar anijet tregtare, transmeton Telegrafi.

Disa shpërthime janë regjistruar në Iranin jugor në gjysmën e fundit, raporton media shtetërore iraniane.

Më shumë se 10 shpërthime u dëgjuan në Bandar Abbas dhe Sirik, tha agjencia e lajmeve Fars.

SHBA-të këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pavarësisht se Irani thotë se e ka mbyllur rrugën ujore për shkak të sulmeve të përsëritura. /Telegrafi/